Zyrtare: Julian Nagelsmann rinovon kontratën me Gjermaninë

6 months ago 4

Përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të mbetet në këtë post të paktën deri pas përfundimit të Botërorit 2026, ka njoftuar sot (e premte) Federata e Futbollit të Gjermanisë. 

“Ky është një vendim nga zemra. Është një nderi madh të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Nagelsmann në një njoftim.

Ky njoftim vjen vetëm disa javë para se Gjermania të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian 2024, që do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik.

“Së bashku, ne duam që të kemi një Kampionat Evropian të suksesshëm në shtëpi”, është shprehur Nagelsmann.

Federata e Futbollit të Gjermanisë ishin ‘absolutisht të bindur’ se do të mbajnë Nagelsmann përtej këtij viti, ka thënë drejtori i kombëtares, Rudi Voeller.

🚨🇩🇪 OFFICIAL: Julian Nagelsmann has signed new deal as German national team head coach until World Cup 2026.

“This is a decision of the heart. It is a great honour to be able to coach the national team. We can ispire the country”. pic.twitter.com/0bGwtU9EZ2

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2024

Vendimi i trajnerit për të rinovuar kontratën deri në Botërorin e vitit 2026 ka çuar një ‘sinjal të fortë’, ka thënë presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf.

Ky njoftim njëherësh i jep fund një herë e përgjithmonë spekulimeve për një rikthim të mundshëm të teknikut gjerman tek Bayern Munichu./Telegrafi/

Read Entire Article