Dhjetë rebelë Houthi vriten nga amerikanët në Detin e Kuq

10 months ago 16

Dhjetë rebelë Houthi u vranë pasi SHBA-ja hapi zjarr dhe fundosi varkat e tyre, ndërsa ata po sulmonin një anije me kontejnerë, thanë sot dy burime në portin Hodeidah të kontrolluar nga Houthi të Jemenit.

“Dhjetë Houthi u vranë dhe dy u plagosën në sulmin e SHBA-së ndaj anijeve Houthi që tentonin të ndalonin një anije në det pranë Hodeidah”, tha një nga dy burimet.

Të plagosurit u shpëtuan pas sulmit dhe u dërguan në spital dhe katër persona të tjerë gjithashtu mbijetuan, sipas burimeve portuale, të cilat folën për AFP në kushte anonimiteti.

Ushtria amerikane më herët njoftoi se kishte fundosur tre varka rebele Houthi  pas sulmeve në Detin e Kuq në një anije me kontejnerë nga kompania daneze e anijeve Maersk, e cila pezulloi anijet e saj nga zona për 48 orë.

Pasi u shënjestruan nga zjarri Houthi, helikopterët amerikanë “u përgjigjën në një situatë vetëmbrojtjeje duke fundosur tre nga katër anijet e vogla dhe duke vrarë ekuipazhet”, sipas një deklarate nga qendra e komandës ushtarake amerikane në krye të Lindjes së Mesme (Centcom), i cili gjithashtu specifikoi se një anije e katërt “iku nga zona”.

Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit të përgjakshëm të kryer më 7 tetor nga lëvizja islamike palestineze në territorin izraelit, Houthi-t kanë shumëfishuar sulmet në Detin e Kuq kundër anijeve që ata i konsiderojnë “të lidhura me Izraelin”.

Read Entire Article