FOTO/ Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

1 week ago 36

Në pamje të publikuara në rrjetet sociale nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, shihet se si brenda kalasë së Ali Pashë Tepelenës kanë nisur ndërtimet me beton brenda zonës muzeale.

Në postim thuhet se një ngjarje e tillë vjen pas restaurimeve pa kriter dhe konsulta me specialistë të fushës, ndërsa theksohet se kjo kala po humbet tashmë gjurmët historike.

Postimi i plotë:

Keto foto te derguara prane Forumit nga banore te Tepelenes tregojne realitetin e trishte te kalase se Ali Pashe Tepelenes.
Pas “restaurimeve” pa asnje kriter shkencor, pa konsulta me specialistet e monumenteve, pa germime arkeologjike, tashme kane filluar ndertime me beton brenda zones muzeale. Dukshem kjo kala historike po humbet cdo gjurme historike nga indiferenca zyrtare e ministrise se Kultures dhe institucioneve te tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article