Grupi i Bashës denoncon: ARRSH vazhdon të bëjë tendera për klientët e qeverisë

4 months ago 3

Drejtuesja e Departamentit Anti-Korrupsion në grupin e Bashës, Marinela Ziu, në një deklaratë për mediat ka denoncuar abuzimet e ARRSH-së. Ajo sjell në vëmendje raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Transparency Internacional dhe SELDI, të cilët theksojnë se korrupsioni është i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Pavarësisht kësaj, Ziu shprehet se ARRSH vijon avazin e vjetër me tejfryrjen dhe shpërdorimin e fondeve publike, përjashtimin e operatorëve të huaj ekonomikë, shkeljen e barazisë në tendera dhe paracaktimin e fituesve.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT ANTI-KORRUPSION, MARINELA ZIU
Prej vitesh në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet e para në Evropë për nivelin e lartë të korrupsionit. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e tij thekson korrupsionin e shtrirë në të gjitha nivelet e qevrisjes dhe në çdo kontratë publike, vecanërisht prokurimet publike dhe koncesionet/partneritet publike private.
Transparency International, ngre shqetësimin e kapjes së shtetit nëpërmjet ligjeve me porosi, korrupsionin nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulta, tejfryrjen e vlerave të kontratave publike dhe mungesën e konkurrencës, duke paracaktuar fituesit.
Sipas SELDI, shqetësues është paracaktimi i fituesve nëpërmjet kërkesave specifike të tenderit që përshtaten vetëm me kualifikimin dhe ekspertizën e kompanive të paracaktuara si fituese, duke minuar totalisht konkurrencën dhe garën si parimin bazë të prokurimeve publike. Kapja e shtetit nga oligarkia dhe favorizimi nga vetë shteti i monopoleve, duke u shndëruar edhe vetë Parlamentin në noter të interesave të klientëve të qeverisë.
Pavarësisht raporteve ndërkombëtare dhe faktit se prej kohësh është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim të parave publike, Autoriteti Rrugor Shqiptar, institucion në varësi të Belinda Ballukut, vijon avazin e vjetër me tejfryrjen dhe shpërdorimin e fondeve publike, përjashtimin e operatorëve të huaj ekonomikë, shkeljen e barazisë në tendera dhe paracaktimin e fituesve.

Në muajin qershor ARRSH ka shpallur fituesit e 13 tenderave me vlerë 200 milionë euro, vlerat e të cilave si në cdo tenderim janë të tejfryra, gjë që faktohet edhe nga ofertat shumë herë më të ulëta të operatorëve ekonomikë në garë, të cilët nëse do të kualifikoheshin fitues, buxhetit të shtetit do ti kurseheshin 20 milionë euro ose 10% e vlerës total të prokuruar.
100 milionë euro nga 200 të tenderuara, që përbëjnë vetëm 4 nga 13 tenderat e fundit të ARRSH, janë fituar nga klientët e përhershëm të qeverisë, në të cilat do të kurseheshin gati 10 milionë euro nqs do të përfitoheshin nga oferat më të ulëta në garë.
Ekspertët tanë janë duke hartuar Kallëzim Penal në SPAK, të cilit i bëjmë thirrje të fillojë menjëherë hetimin.
Ne kemi program dhe një plan të qartë kundër korrupsionit, që ndalon monopolet, nxit konkurrencën, rrit transparencën dhe parandalon shperdorimin e parave dhe pasurive publike sepse,
Shqiptarët meritojnë më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article