Kapen me 1 kg kokainë dhe para cash, arrestohen dy shqiptarë në Itali

1 week ago 47

Një furgon i dyshimtë i punëtorëve të ndërtimit që udhëton përgjatë Viale Stelvio, një arterie strategjike e Busto Arsizio është kontrolluar nga policia Italia.

Dyshimet lindërn pasi mjeti kalonte në një kohë kur punëtorët e kantierit kishin mbaruar prej kohësh ditën e tyre të punës. Dyshimi rezultoi i drejtë pasi brenda mjetit ndodheshin dy shqiptarë me një qese plastike me 190 gramë kokainë.

Pasagjeri, sapo u afrua patrulla, tentoi të arratisej në këmbë në një nga rrugët që të çojnë në labirintin e Via Rossini, por efektivët arritën ta bllokonin.

Kontrolli i shtëpisë i urdhëruar nga prokurorja Nadia Calcaterra çoi në sekuestrimin e një pakoje prej 1 kilogrami lëndë narkotike dhe 40 mijë euro cash, sa një pagë mesatare e lartë vjetore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article