Krasniqi: Kurti, vetëm propagandë

10 months ago 18
17:23 31/12/2023

“200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova”

Për liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi largimi i 200 mijë qytetarëve nga Kosova vërteton se shifrat për arritjet e Albin Kurti janë vetëm propagandë.

“Sikur të ishin punët mirë në këtë vend nuk kishin ikur 200 mijë qytetarë prej qeverisjes së Albin Kurtit. Nëse vërtet këta ministra e ky kryeministër besojnë që kanë bërë punë të mira, a munden me na dhënë përgjigje pse e kanë lëshuar vendin 200 mijë njerëz”, tha ai.

Shqetësuese sipas tij është se Kosovës me këtë shpopullim po i largohet truri, mjekët, inxhienierët dhe rinia, të cilët e shohin se vendi i tyre nuk ka një të ardhme. Njëherësh Krasniqi hedh poshtë dhe shifrat e qeverisë për rritjen e lartë ekonomike.

“As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë. Sepse ekonomia e Kosovës duke qenë edhe ashtu e vogël, me rritjen 3.5 për qind, ndoshta mund të krahasohet me Ukrainën, e cila është në luftë… Nuk mund të krahasohet as me shtetet e rajonit. Por mendoj se është një absurditet në vete, por që është pjese e propagandës qeveritare e cila fatkeqësisht vazhdon që të jetë shumë aktive”.

Përgjigja e vetme për këto shqetësime sipas tij janë kutitë e votimit dhe se opozita pret që të shkojnë sa më parë drejt zgjedhjeve parlamentare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article