Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT.
Koçiu shprehet se po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të godinës.
“Po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu.
Postimi i ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu:
Mirëmëngjesi ☀️ nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë👩⚕️👨⚕️#Shëndetësia2030🇦🇱
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb