Lihet në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.
Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.
Duhet të kujtojmë se nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës.
Sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.
Çuka: “Unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.
Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”
Plaga që mori 15-vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb