Një 60-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e Krujës, se mesnatën e brendshme ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Pas kqyrjes së vendngjarjes, policia konstatoi se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 minuta ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb