Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin javor: 27 arrestime dhe procedime, mbi 11 700 masa administrative

1 week ago 25

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës, nga data 28.09.2024 deri më datë 02.11.2024.

Sipas Policisë Rrugore, në javën e fundit ka pasur 27 arrestime dhe procedime penale. Gjithashtu, janë vendosur edhe mbi 11.700 masa administrative.

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (28.09.2024 – 02.11.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 27 Arrestime dhe procedime penale:

  • 🍺 11 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚫 4 persona për pa leje drejtimi.
  • 🚦 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 🛑 2 persona  largim nga vendi i        aksidentit.
  • 👮‍♂️  1 person mosbindja ndaj punjonjësit të rendit publik

✅ Masat administrative:

  • 📈 11.704 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,672 në ditë.
  • 🌑 23 masa për xhama të zinj.
  • 🚗💨 454 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 📱 204 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 🔒 592 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 🛑 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  • ⚠️ 519 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • 🅿️ 8.249 masa për qëndrim të gabuar.
  • 🏍️ 791 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • 🍺 6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚗💨 11 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 🚗💨 9 raste të ndryshme

🚗🚓 10 automjete u bllokuan, përfshirë 5  për mos pasjen e dokumentave me vete

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article