Projekt-buxheti i 2025/ Pedagogu i Luarasit, Osmani: Nuk ka frymë, është për emergjencë. Opozita të shkojë në Kuvend, të paraqesë strategjinë e saj

1 week ago 32

Në rubrikën Opinion në News 25 u diskutua për projekt-buxhetin e vitit 2025.

Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani, tha se projekt-buxheti i 2025 nuk ka frymë dhe se është për emergjencë. Ai tha se opozita duhet që të shkojë në parlament, sepse Kuvendi është vendi ku mund të paraqitet strategjia e opozitës.

Afrim Osmani, pedagog pranë Universitetit Luarasi: Është një projekt-buxhet pa frymë. Është projekt-buxhet emergjence. Opozita duhet të jetë në parlament, që të shfaq vizionin e saj. Nëse ti i ikën këtij momenti, me çfarë do vish nesër.

Është edhe pjesa tjetër e partive, që ka programin e vet. Është vendi i paraqitjes së strategjive, është vendi ku opozita mund të tregojë programin e saj. Ky projekt-buxhet duket sikur përballon vetëm shpenzimet e nuk ka gjë strategjike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article