Katër ditë nga atentati që tronditi Shkodren, i vetmi i mbijetuar humbi jetën orët e para të së dielës.
67- vjeçari Bashkim Basha, nuk mundi te shpetoje dot plagëve të rënda, njëlloj si bashkëshortja e tij që humbi jetën në vend në ngjarjen e 30 tetorit.
Fatkeqësisht, si Bashkim Basha edhe gruaja e tij 56- vjeçare, Flutura Basha mbetën viktima pasi automjeti që kishin në shënjestër atentatorët u përplas me motorin me të cilin ata po udhëtonin.
Çifti Basha, që la pas dy fëmijë, po kalonte në rrugën në momentin kur ndaj Hamza Licajt dhe Arlind Bushatit u hap zjarr me breshëri automatiku.
automjetit humbi kontrollin pasi shoferi mbeti i vdekur në vend nga të shtënat e automatikut dhe perplasi motorrin.
Nga masakra e Shkodrës, në vendngjarje humbi jetën kalimtarja, Flutura Basha dhe Hamza Licaj, ndërsa u transportuan në spital Arlind Bushati dhe Bashkim Basha. I pari ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, ndërsa me vdekjen e 67- vjeçarit numri i viktimave shkoi në katër.
Në kërkim per atentatin qe kishte si shenjester Hamza Licin janë shpallur Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe 24 vjeçari Samuel Troshani./vizionplus.tv