Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Larushk të Krujës.
Ka qenë një 60-vjeçar që ka njoftuar se ka dëgjuar të shtëna në afërsi të banesës së tij.
Siç njofton policia, ka pasur dëme në katin e parë të një banese.
“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv