Vodhi një sasi bakri në uzinën që administronte dhe bëri denoncim të rremë, përfundon në pranga 41-vjeçari në Elbasan

1 week ago 18

 Një 41-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të hëne, pasi ka vjedhur një sasi bakëri në uzinën mekanike që administronte dhe ka bërë denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 115 kilogramë bakër që 41-vjeçari pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi A. R., si dhe u sekuestruan 115 kilogramë bakër që ai pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article