Vranësira të pakta kalimtare, kushte të qëndrueshme atmosferike, ja si do të jetë moti sot

1 week ago 20

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të anticiklonar dhe i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article